Ish-kandidati për deputet i PD-së, Aulon Kalaja, theksoi se mendon ndryshe nga lidershipi i PD. Ai tha se në rast se vijojnë me të njëjtën formë, rezultati maksimal i PD-së do të jetë 500 mijë vota.
“Reformimi i PD është A-ja që do na çojë neve drejt reformës. Një ujë që nuk rrjedh qelbet. Pa në rast se ne do të qëndrojmë në këtë lloj forme. Çfarë do të prodhojmë do të marrim 500 mijë vota rasti më i mirë.
Ne po themi që ta bëjmë këtë parti fituese. Unë jam kundër shprehej që me Edi Ramën nuk fitohen zgjedhjet unë mendoj ndryshe. Sepse në rast se themi këtë ne biem në fatalizëm. Çfarë kuptimi ka gara në rast se ne themi që Rama? Nuk e zgjedhim ne Ramën, Rama është në skakierë.
Unë mendoj ndryshe nga lidershipi. Dhe ne duhet të bëjmë çmos që të gjemë njerëzit e duhur për ta mundur Edi Ramën.
