Brenda Partisë Demokratike vijnë reagime kritike për foltoret që po zhvillohen në terren në kuadrin e bashkëbisedimeve me strukturat dhe simpatizantët.
Anëtari i Kryesisë së PD, Keltis Kruja shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se foltoret kanë humbur funksionin e tyre fillestar dhe nuk kanë më kuptim, pasi sipas tij u shndërruan në mjete për qëllime politike, duke zhdukur energjinë dhe idetë që i sollën në fillim.
Ai iu referua lëvizjes që solli largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD në 2021, duke kulmuar me Kuvendin e 11 dhjetorit, por që gjithçka më pas nuk rezultoi dobiprurëse për PD-në dhe opozitën.
Kruja apelon se PD duhet të përballet me të vërtetat e saj dhe të rikthejë koherencën në komunikim me demokratët.
“Ne duhet të mësohemi të jemi koherentë. Dhe duhet të mësohemi që n.q.s kemi të vërteta për të thënë, t’i themi. Pa bërë llogari”, thekson ai.
Postimi i plotë
Tani sinqerisht me keto foltoret na hallakatet fare. Nuk kam asgje me askend qe do te beje takime me demokratet, apo aq me teper me demokratet qe duan te degjojne kedo qe ka teza per te diskutuar per situaten ku ndodhet PD. Une vete kam qene pjese e kam organizuar takime ne vitin 2017, kur morem rezultatin me te ulet ne historine e zgjedhjeve,per te diskutuar me demokratet cfare po ndodhte me PD. Ate bote u quajtem tradhtare e te shitur, nga pothuajse te gjithe, se kundershtonim Lulin, pastaj nje pale zgjedhje me vone, i shituri ishte Luli. Por nuk eshte ky thelbi. Ne duhet te mesohemi te jemi koherente. Dhe duhet te mesohemi qe nqs kemi te verteta per te thene, t’i themi. Pa bere llogari. Ajo qe eshte e vertete, eshte e vertete, dhe thuhet megjithe koston qe mbart me vete.Ky eshte nje nga problemet me te medha qe ka sot PD. Raporti me te vertetat e veta. Dhe raporti i vertete qe duhet te kete me demokratet. Dhe kjo eshte arsyeja pse Foltoret nuk kane me kuptim. Sepse Foltorja, (ajo e vetmja dhe e verteta), e mbyti energjine qe cliroi, diten kur vendosi qe qellimet politike jane me te rendesishme se emocionet dhe idete politike qe i krijojne ato…
