Pedagogu Endri Tafani, theksoi se ekonomia e Evropës ka shteruar, dhe sipas tij, skema korruptive jep efekte më të theksuara. Ai tha se politikanët sot në Evropë po shiten njësoj si ekipet e sportit dhe bankat

“Ajo që po shohim nga vitet 2000 e mbrapa, janë e raste korrupsioni. Që ose vijnë nga elementët e huaj nga Katari, apo nga Kina. Ose korrupsion qesharak siç është ky tani për tenderat.

Gjë që tregon që ka një ndryshim, ky korrupsion 2000 e mbrapa, në krahasim me atë që ka qenë më përpara. Atëherë në Evropë ka qenë një ekonomi më prodhuese dhe skema e korrupsionit ka qenë ajo që e thashë.

Dhe tani kjo skemë korrupsioni tejkalon. Ose blihesh nga Maroku ose nga Katari. Kështu që normalisht është krizë, e cila po kalon e gjithë klasa politike në Evropë. Po ta shohësh 10 vitet e fundit, Katari ka investuar me miliarda në Evropë, i bie rreth 10 miliardë në vit.

Dhe tregon që Evropa është keq me kapitalet, tregon që është duke shitur veten. Siç po shet Real Estate dhe bankat dhe klubet, është duke shitur dhe politikanët. Dhe mund ti blejë kush të dojë.”, tha Tafani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb