Një avion u detyrua të bëjë ulje të detyruar pasi një pasagjer këmbënguli me ngulm të ndërrohej vendi që të ulej pranë të dashurës së tij.
Autori raportohet se nisi të ankohej që gjatë hyrjes dhe vazhdoi të ishte agresiv edhe pasi avioni i Spring Airlines u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar Narita në Japoni.
Pasi kërkesa e tij për të ndërruar vendin u refuzua, ekuipazhi i shpjegoi se duhej të qëndronte në vendin e caktuar gjatë fluturimit përgjatë tre orëve. Nuk është e qartë pse çifti nuk kishte rezervuar vende pranë njëri-tjetrit.
Pasagjeri vazhdoi të debatonte me stjuardesat për gati dy orë pas ngritjes së avionit. Thuhet se ai u bë aq agresiv, saqë piloti vendosi të njoftojë autoritetet japoneze. Avioni më pas u detyrua të kthehej me urgjencë në Narita, ku pasagjeri konfliktual u largua nga policia.
Disa pasagjerë shprehën hapur pakënaqësinë e tyre. “Nuk pati asnjë njoftim paraprak apo shpjegim për situatën. Thjesht dëgjuam një njoftim që tha se fluturimi po kthehej për shkak të një personi që po pengonte ekuipazhin.”, tha një dëshmitar.
