Një ditë pas foltores që mbajti dje Ervin Salianji në Durrës, deputetët e PD-së nuk i janë shmangur dot pyetjeve të gazetarëve për takimin e demokratit.
Pak para nisjes së seancës plenare, deputeti Tritan Shehu tha se nuk komenton zgjedhjet personale të çdo njeriu.

Sakaq, e njëjta pyetje i është bërë dhe Saimir Korreshit. “Unë takoj çdo demokrat, pavarësisht nga emri dhe mbiemri. Unë kam pirë 100 herë kafe me Ervinin, tani nuk e pres unë edhe njëherë”, tha ai.

Po ashtu, Xhelal Mziu u shpreh se “Çdo demokrat është i mirëpritur kudo dhe për të qenë një armë më shumë kundër kësaj qeverie”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb