Deputeti i PD Eno Bozdo ka kërkuar që nga Rendi i Ditës të hiqet projekt ligji për Prodhuesit, pasi sipas tij është kthyer tashmë në një praktikë që Rendi të “mbytet” me asnjë numër të madh çështjesh, që sipas tij nuk lejojnë debatin dhe argumentin, e për pasojë shqiptarët nuk arrijnë të njihen me ligjet që do të ndikojnë më pas edhe jetët e tyre.
“U bë tashmë histori i pafund përfshirja në rendin e ditësh të shumë pikave. Kjo heq seriozitetin e debatit dhe zbraz rëndësinë.
Nuk debatojmë dot siç duhet dhe nuk informojmë dot siç duhet publikun për atë që pritet.
Kaloni pa debat ligje dhe publiku nuk informohet dot çfarë i pret në kuadrin e ri rregullator.
Ato që i gatuani si petulla dhe i servirni si masa për afrimin me BE-në, kanë një kosto shumë të madhe për shqiptarët.
Ju lutem hidhni për votim propozimin tim të hequr nga Rendi i Ditës projektligjin për Prodhuesit, sepse historia e mbetjeve hajdutërisë 420 mln dhe kush janë taksat që do të rriten meritojnë një seancë të tërë debati”, tha ai.
