Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri u shpreh se është e pafalshme që me të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur kryeministri nuk është i pranishëm në Kuvend. Po ashtu i ashpër është shprehu me qëndrimin e tij ndaj kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla duke thënë se minimuni duhet të tregojë etikë kur flet në Parlament.

“Nuk është në konakun e vet në Bërzeshtë të Librazhdit. Kur flet minimalisht të ketë etikë. Ndoshta është i vetmi ministër apo ish ministër kur ditën e vet e ka më të lumtur kur u shkarkua, sepse do të dalë përse u shkarkua. Më gjeni një vend të Europës ku kryeministri shkon njëherë një 3 apo 6 muaj në Kuvend. Kryeministri duhet të pyesë vetën ku ka një vend në botë që nuk reagon për një rast të tillë. Po përballemi me një puç Kushtetuese, po tentohet me çdo mjet për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe më pas SPAK”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb