Mes tensioneve dhe debateve, në seancën plenare ka pasur edhe batuta.

Deputeti Erald Kapri kërkoi që kur të fliste, kreu i grupit parlamentar të PS të ngrohet në këmbë e jo të flasë nga vendi.

“Zoti kryetar, të lutem shumë tërhiqu vëmendjen kolegëve dhe veçanërisht kreut të Grupit të PS-së që kur flitet në Parlament të çohet në këmbë, nuk është këtu në konakun e vet në Bërzeshtë të Librazhdit. Është në Parlament, të respektojë Parlamentin e të mos flasë ulur nga vendi”, tha ai.

Ndërkohë Balla u shpreh: Po e kursej se e kemi dhëndër.

Kjo ka shkaktuar reagim nga Klevis Balliu, i cili pasi foli në lidhje me ç1%shtje të tjera, tha: Edhe kur sulmohet opozita duhet t’i kërkoni të flasë siç duhet. Edhe me kolegun Kapri, jo dhëndër, jo stërdhëndër, çfarë janë këto turpe.

Kjo ka shkaktuar edhe hilaritet dhe batuta nga ana e mazhorancës.

Niko Peleshi: Nëse ka ardhur dita që fjala dhëndër të quhet fjalë e rëndë, është arritje e këtij Kuvendi.

Taulant Balla: Të të vijë rëndë! Kemi bërë krushqi se e kemi dhëndër nga krahina Korçë-Pogradec. Edhe ti je nga ata. Të të vijë rëndë!

Niko Peleshi: Është kompliment jo fyerje për mua.

Taulant Balla: Deputeti që sapo foli në emër të mohimit të së drejtës, është i pari në pikën e rendit të ditës për të folur. Do të kërkoj që duke qenë se kemi shumë pika të rëndësishme, të kalojmë në rendin e ditës, dhe deputeti që sapo u qa (Bardhi) se nuk ka hapësira të marrë fjalën, për këtë pikë të parë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb