Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, jashtë ambienteve të Kuvendit, nuk i ka kursyer akuzat e tij për mazhorancën.
Shehaj tha se Balla e quajti lapsus , pezullimin e Ballukut dhe kjo shtoi ai është e pafalshme. Më tej nënvizoi se Rama është i frikësuar sepse e di mirë se pas Ballukut është edhe radha e tij
“Nuk ka të bëjë me individët, por me sistemin. Sistemi po bie dhe shumë shpejt do shkojnë të Rama. Ndaj janë të frikësuar. Lapsus e quajti shpalljen e pandehur të Belinda Ballukut”, tha ai.
