Dy persona janë dëmtuar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një piceri në zonën e “Delijorgjit”.

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për News24 dhe BalkanWeb pamje nga vendngjarja, ku shihet se si pasojë e shpërthimit është shkatërruar fasada e biznesit që pritej të hapej së shpejti.

Nga shpërthimi raportohet se është dëmtuar pronari i ambientit, rreth 40 vjeç. Gjithashtu i lënduar ka mbetur edhe një 28-vjeçar. Të lënduarit janë dërguar pranë Djegie Plastikës në QSUNT, ku edhe po marrin ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb