Në fjalën e saj në Kuvend, deputetja e PD-së Jorida Tabaku u shpreh se qeveria Rama, nuk ka punuar për qytetarët shqiptarë.

Takabu theksoi se qeveria Rama ka ngritur një sistem të korruptuar dhe vepron vetëm në  favor të klientëve të saj

“Në 12 vite, kjo qeveri ka ngritur një sistem të mbyllur, të korruptuar dhe që nuk njeh ndjeshmërinë, as përgjegjësi e respekt për qytetarin. Jo zhvillim për të gjithë por ekonomi të pakicës, jo shpresë por varfëri. Në çdo ligj të miratuar këtu, janë shenja të një keq-bërje sistematike që ka plaçkitur të ardhurat e qytetarëve shqiptarëve për t’i shërbyer një grushti njerëzish. Ka shkatërruar meritokracinë, rrëzuar konkurrencën ka ngritur monopole me ligje të miratuara nga ky kuvend. Kjo u vu re te tenderët e dhëna nga ish zëvendëskryeministrja që sot duhet të ishte e dorëhequr. Shikoni lejet e drejtimit, koncesionet, kontratat e PPP që fituesit përcaktohen me mesazhe. Ky është modeli i një ekonomie klientelistë dhe jo një vendi që përfaqëson Evropën. Shqipëria e vitit 2030 që sot socialistët reklamojnë është vend i koncesinuar deri në palcë, i pandershëm me shumicën e qytetarët, dhe ku torta e madhe e pushteti ndahet për një grusht njerëzish.”, tha ndër të tjera Tabaku.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: