Një anije e Marinës Luftarake Irlandeze ka zbuluar deri në pesë dronë që po monitoronin avionin që transportonte presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky drejt Dublinit të hënën, sipas raportimeve të sotme në Irlandë.
Sipas mediave irlandeze, dronë të panjohur “të tipit ushtarak” shkelën zonën e ndaluar të fluturimit dhe u drejtuan në trajektoren e avionit presidencial. Zbulimi i këtyre dronëve shkaktoi alarm sigurie për autoritetet irlandeze, raportojnë Irish Times.
Avioni me Zelenskyn, i cili mbërriti në Dublin më herët nga sa ishte planifikuar, u ul pa probleme, theksohet në shkrim.
Delegacioni ukrainas mbërriti në Dublin të hënën në mesditë dhe u largua të nesërmen, në kuadër të një vizite për të siguruar mbështetje nga vendet evropiane përballë agresionit të vazhdueshëm rus.
Në javët e fundit, fluturime të dronëve të panjohur kanë shkaktuar ndërprerje të trafikut ajror në disa vende të Evropës. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i ka cilësuar këto incidente si pjesë të një “lufte hibride”.
