Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar pasi është pyetur gjatë një interviste në Opinio,nëse do të krijojë një forcë të re politike.
Ai e mohoi diçka të tillë duke u shprehur se i krijon hapësirat për veten dhe tij dhe se nuk ka marrë asgjë kot më kot në parti.
“Ne jemi PD-ja. Unë personalisht nuk largohem në asnjë moment. Unë i krijoj hapësirat. Nuk kam marrë asnjë gjë qyl. Siç e shikoni. Unë ngaqë flisja kështu hapur në 2021 më hoqën me një komision nga listat. Shkova mblodha njerëzit në Korçë dhe hyra prapë në listë”, tha Salianji.
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Ilir Alimehmeti dhe disa nga demokratët më të votuar në zgjedhjet e 11 Majit, janë bashkuar duke nisur një tur takimesh me bazën nëpër qytete, ku bëjnë thirrje për një hapje dhe ripërtëritje të Partisë Demokratike.
