Panik dhe kaos në një aeroport në Brazil, pasi një makinë ngarkimi bagazhesh u përfshi nga flakët pranë një avioni Airbus A320 të kompanisë LATAM.

Pamjet filmike tregojnë momentin kur flakët përhapen deri tek avioni, i cili ndodhej në fazën përfundimtare të përgatitjes për ngritje. Situata u përkeqësua edhe më shumë kur tymi depërtoi brenda kabinës, duke shkaktuar panik mes 180 pasagjerëve në bord.

Sipas mediave lokale, ekuipazhi veproi me qetësi dhe profesionalizëm, duke kryer menjëherë protokollet e emergjencës. Falë ndërhyrjes së tyre, të gjithë 180 pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt, pa raportime për të lënduar. Hetimet mbi shkaqet e zjarrit janë ende në vazhdim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: