Moti i keq nuk i ndal fermerët në Greqi. Protestat bujqësore vazhdojnë me të paktën 14 bllokime në të gjithë ishullin dhe mbi 6,000 traktorë që kanë dalë në rrugë.

Fermerët i kanë rreshtuar makinat në dogana, kryqëzime dhe pika kyçe në rrugët kombëtare, ndërsa gjatë fundjavës priten bllokime të reja.

Fermerët dhe blegtorët e Janinës, të cilët janë në ditën e 6-të të protestave, po bllokojnë kryqëzimin e Kalpakit me traktorë nga ora 8:30 e mëngjesit dhe kanë njoftuar se do të jenë deri në orën 12:00.

Kryqëzimi pritet të mbyllet nga ora 19:00 deri në orën 22:00 të natës, ndërsa protestat do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme.

Whatsapp Image 2025 12 05 At 10.32.16 (1)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: