TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin “Për ty natyrë”, ku foli për prioritetet e mjedisit dhe pyjeve, të cilat do të hyjnë në një fazë të re në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Rama tha se është bërë një punë e madhe për të parandaluar shkatërrimin e prerjen e paligjshme të pyjeve. Gjithashtu theksoi se me Ministrin e Mjedisin kanë zhvilluar bisedime që të arrihet një proces reformimi për modelin e menaxhimit të pyjeve.

“Na u desh të bëjmë dy ndërhyrje shumë radikale për të siguruar, marrjen e një kthese të domosdoshme në kushtet, ku qoftë prerja e pyjeve ishin bërë plagë reale që zgjeroheshin mbi trupin e natyrës së Shqipërisë. Sot mund të shohim me krenari rezultatet e dy moratoriumeve që atë kohë krijuan debat dhe u panë me dyshim. Nga ana tjetër zonat e mbrojtura dhe territoret e natyrës në Shqipëri ishin nën agresionin e vazhdueshëm të ndërtimeve të paligjshme, apo ndotjeve të gjithëfarë llojeve dhe më vjen mirë që bilanci sot flet për ulje të konsiderueshme të krimeve mjedisore dhe vënien nën kontroll të territorit në aspektin e mbrojtjes. Por thënë këto asnjë prej këtyre elementëve nuk është ende i asgjësuar si problematikë…Në tërësinë e këtyre elementëve, ajo çka përbën një pikë të domosdoshme për të siguruar një ecuri të suksesshme që lidhet me negociata për anëtarësim. Me ministrin e Mjedisit, jemi angazhuar në një proces reformimi të modelit të menaxhimit të pyjeve. Do duhet të rifillojë nga një strukturim i Agjencisë së Pyjeve, për të pasur një agjenci që të merret 360% për zonat e mbrojtura me pyjet”, tha Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb