Kreu i PD Sali Berisha po zhvillon këtë të premte një takim me aleatët e Federatës së opozitës.

Në nisje të fjalës së tij Oerd Bylykbashi tha se tematikat janë të gjera si në reformën zgjedhore, por edhe në atë territoriale.

“Partia Socialiste është parti shtet. Dhe kemi parë që zjgedhjet nuk kanë qenë të lira dhe po ashtu edhe reforma territoriale ka problemet e saj. Ndaj duhet një diskutim i hapur”, tha Bylykbashi.

Ndërsa kreu i PD Sali Berisha, teksa ka mbajtur fjalën e tij në këtë takim, ka hedhur sërish akuza ndaj Ramës, duke e cilësuar atë si kryeministrin më të korruptuar.

Natyrisht populli do i përgjigjet këtij qëndrimi.
Por e bëra këtë hyrje për të kuptuar pse jemi ne këtu.
Dhe i garantoj qytetarët se ne me seriozitetin më të madh do punojmë mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Ne kemi një mirënjohje të thellë ndaj tyre për raportin që bënë dhe qëndrimin e tyre të palëkundur në mbrojtje të të vërtetave që konstatuan në këto zgjedhje.
Po kjo është edhe për reformën territoriale.
Ky bëri një antireformë territoriale.
Qarku i Tiranës me mbi 1 milion banorë ka 4 bashki, qarku i Gjirokastrës me 120 mijë banorë, ka 7 bashki.
Kuptojeni vetë.
Pretendoi se me këtë reformë do të lehtësohej barra mbi qytetarët në rroga, është dyfishuar numri i parazitëve mbi qytetarët.
Por tashmë nuk janë të zgjedhur, janë të emëruar.
Shqipëria në raport me popullatën natyrisht duhet të ketë një numër jo shumë të madh të bashkive dhe komunave, por në raport me terrenin, nëse i qëndrojmë parimit që qytetarët duhet të kenë shërbime, duhet të kenë njerëzit e zgjedhur, duhet të kenë drejtimin, Shqipëria është tjetër.
E ka lënë të pavdekshme një kinez në vitet ’70. Udhëtoi nga Tirana në Fierzë, dhe u tha kolegëve të tij inxhinierë: pse thonë që Shqipëria është e vogël sepse vetëm Puka qenka sa Shqipëria. Sepse rruga ishte e gjatë.
Sot infrastruktura ka ndryshuar, por prapë kemi zona të largëta, kemi zona pothuajse pa infrastrukturë, që kur u bë reforma, ora për Shqipërinë rurale ndaloi.
Edhe një ligj që miratuam në vitin 2012 për të hequr 8 vite taksat për ata që investojnë në ato zona malore, e anuloi të parin.
Ka ndaluar ora atje.
Dhe tani do të shpërblejë kartelet me troje në male.
Ndaj edhe në këtë reformë ne do japim mendimet tona, kontributin tonë duke pasur parasysh, ne nuk i qëndrojmë skemës së mëparshme, nuk themi se do jenë 400 e ca bashki e komuna se disa prej tyre kanë ngelur stane bagëtish se njerëzit kanë ikur, por prapë se prapë aty ku ka mundësi dhe komunitete, ne do u qëndrojmë.
Ne do synojmë ripopullimin e Shqipërisë.
Dhe kjo reformë duhet të jetë edhe në funksion të këtij parimi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: