Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e marrë e pandehur për akuzën “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në çështjen “Veliaj”, ka kërkuar përmes avokatit pushimin e çështjes, duke argumentuar se fakti për të cilin akuzohet nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

Në mënyrë alternative, mbrojtja ka kërkuar gjykim të shkurtuar, si edhe ka ngritur pretendimin për moskompetencë të GJKKO-së, me arsyetimin se Bushka ka humbur statusin e subjektit që i nënshtrohet kësaj gjykate dhe për këtë arsye çështja duhet të kalojë në gjykatën e zakonshme. “Pushim të çështjes, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale, në alternativë gjykim të shkurtuar dhe moskompetencë e GJKKO-së për shkak të humbjes së subjektit dhe kalim të çështjes në gjykatën e zakonshme”, tha mbrojtja.

Seanca do të vijojë me shqyrtimin e këtyre kërkesave nga trupa gjykuese.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb