Duket se marrëdhënia me politikën për Monika Kryemadhin është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e PL-së po i dedikohet plotësisht kinematografisë.

Një foto e publikuar sot prej saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ajo shfaqet e ulur përkrah një zotërie, dhe shumë ndjekës pyesin “Kush është ai?”

Vetë Kryemadhi ka dhënë përgjigjen në përshkrimin e saj, bëhet fjalë për një emër të njohur të botës televizive dhe letrare amerikane Charles Kipps.

I famshëm në mbarë botën Charles Kipps njihet si skenarist dhe producent televiziv i disa prej serialeve më të famshme si “Law & Order” dhe “Kojak”.

Autor librash, mes të cilëve spikasin titujt “Conor Bard Mystery”, “Hell’s Kitchen Homicide” dhe “Times Square Tango”. Fitues i çmimit Emmy, një nga vlerësimet më prestigjioze në televizion, për punën e tij si producent dhe skenarist.

Në foto, Kryemadhi shfaqet me një kopje të librit “Hell’s Kitchen Homicide”, të nënshkruar posaçërisht për të, ndërsa në përshkrim ajo zbulon se takimi lidhet me një projekt të ri që duket se po merr formë.

Ky bashkëpunim i papritur mes një ish-deputeteje shqiptare dhe një prej emrave të rëndësishëm të skenaristikës amerikane ka hapur menjëherë diskutime dhe kureshtje për natyrën e projektit. A do të jetë një film, një dokumentar apo ndoshta një seri televizive? Për momentin, mbetet të presim detajet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: