TIRANË- Shkëlzen Berisha, ka reaguar pas letrës së hapur të dorëheqjes që deputeti socialist, Vladimir Kosta i kishte drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, thotë se është i shokuar pas deklaratës se Kosta i kishte dhënë 110 mijë euro me urdhër të Ramës, ‘jevgut’ të Beratit, ndërsa shprehet ‘i keqardhur’ që i ka rënë në qafë kryeministrit.

“Nuk paskëshim pare gjë akoma. Dëshmia e deputetit të PS Vladimir Kosta se me urdhër të Ramës i ka dhënë 110 mijë euro “jevgut” të Beratit ishte thjesht shokuese. Më pas mendova, i paskemi rënë në qafë kot. Ky, kur i jep 110 mije euro njërit në Berat, foton me presidentin e Amerikës, për 80 mijë dollarë, e paska kapur gratis”, shkruan Shkëlzen Berisha në facebook.

Dy ditë më parë deputeti Vladimir Kosta u largua nga grupi parlamentar i PS dhe përmes një letre u shpreh i zhgënjyer që Rama nuk ka vlerësuar kontributin e tij dhe të socialistëve të vjetër.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: