Kishte fshehur në oborrin e banesës së tij, në rrugën “Buna”, sasi lënde narkotike Kokainë, arrestohet 41-vjeçari. Lënda narkotike u gjet gjatë kontrolleve në këtë rrugë, ku përveç të arrestuarit, banonin dhe të afërmit e tij, të cilët paraprakisht, kishin kundërshtuar shërbime të Policisë.
Sekuestrohet lënda narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve gjatë kontrolleve, me objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë publike, kanë ndaluar për verifikim, në rrugën “Dritan Hoxha”, shtetasin K. L., 31 vjeç. Ai nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve verifikuese dhe për këtë arsye, është shoqëruar në Komisariat, ku më pas, janë paraqitur babai i tij, shtetasi M. L., 57 vjeç, dhe bashkëshorti i motrës së tij, shtetasi A. B., 33 vjeç, të cilët gjithashtu kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, mbi shoqërimin e shtetasit K. L.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, të tre këta shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Më tej, në kuadër të operacionit “Backyard”, janë kryer kontrolle në banesën e shtetasve M. L. dhe K. L., në rrugën “Besa”, si dhe në banesën e bashkëshortit të motrës tjetër të shtetasit K. L. (vajzës së shtetasit M. L.), shtetasit K. K., 41 vjeç, në të njëjtën rrugë.
Në oborrin e banesës së shtetasit K. K., u gjet e fshehur një enë, brenda së cilës ishte një sasi lënde narkotike Kokainë e ndarë në doza, të gatshme për shitje. Në përfundim të veprimeve procedurale, 41-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
