Xhemal Qefalia, zëvendësministri i Brendshëm ka komentuar kriminalitetin në vend, ndërsa theksoi se ngjarje të tilla ndodhin kudo në botë. I ftuar në programin e drekës në News24, përballë gazetares dhe moderatores Ola Bruko, Qefalia tha se emërimi i tij nuk erdhi fill pas atentatit në Rinas, por ishte planifikuar më herët.

“Është një vlerësim që ka bërë kryeministri Edi Rama. Ai miratoi qenien time si zv.ministër i Brendshëm. Është një profil që e njoh. Në aktivitetin politik, si anëtar i Komisionit të Sigurisë, kemi miratuar ligje që do të duhet t’i ndjekësh nga afër. Do të bëj maksimumin për rritje të elementëve të sigurisë publike. Nuk lidhet kjo ngjarje me emërimin tim. Ishte një veprim që kishte kohë që kishte nisur. Mbledhja qëlloi që do të ishte në atë datë dhe nuk përputhet me ngjarjen që ndodhi në dalje të aeroportit të Rinasit.”, tha ai.

Sa i sigurt është vendi ynë, Qefalia theksoi se; “Këto ngjarje kërkojnë tërheqjen e vëmendjes që cënojnë sigurinë publike. Këto janë ngjarje që ndodhin dhe në vende të ndryshme të botës. Në media u njohëm pak ditë më parë që u sulmuan dy ushtarë në Shtëpie e Bardhë, ndaj të tilla ngjarjen ndodhin. Por vrasja në Elbasan u zbulua në kohë rekord. Nëse nuk ndodhin ngjarje, i bie mos të ketë dhe polici. Nuk duhet të fokusohemi te dy ngjarje për të demoralizuar punën e policisë.”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: