Zv/ministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia, i ftuar në studion e News24, ka komentuar vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, pas shpalljes së saj zyrtarisht të pandehur nga SPAK.
Qefalia theksoi se institucionet duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre pa paragjykime.
“Kjo çështje i përket sistemit të drejtësisë dhe institucionet duhet të kryejnë misionin dhe rolin e tyre, si institucionet e drejtësisë ashtu edhe ato të ekzekutivit. Sa kohë nuk kemi një vendim, nuk mund të akuzojmë asnjë palë,” u shpreh ai.
