Sot në Gjykatën e Posaçme të Shkallës Parë, po zhvillohet seanca e radhës për çështjen e Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Raportohet se gjatë seancës Meta ka kërkuar, përmes avokatit të tij mbrojtës, të njihet me fashikullin e hetimit ndaj tij.

“Jeni të lutur të më vendosni në dispozicion materialet”, mësohet të jetë shprehur ish-Presidenti i Republikës në seancë.

Meta ndodhet në masën e arrestit me burg prej 21 tetorit të vitit të kaluar.

SPAK e akuzon Metën për disa vepra penale si korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb