Edhe pse mbetet një nga lojtarët që ka thyer më së shumti rekorde në futboll, ylli i njohur Lionel Messi u shpreh se nuk luan për statistika.
“Nuk më pëlqejnë statistikat; sot çdo gjë sillet rreth tyre. Mua më pëlqen të jem shumë i përfshirë në lojë. Ka pasur vite kur kemi fituar gjithçka: të arrish në finalen e Kupës së Amerikës me kombëtaren, të fitosh Ligën e Kampionëve me Barcelonën.
Në vitin 2012 shënova rreth 91 gola, por nuk luaj për këtë. Kurrë nuk më ka interesuar të jap një asist vetëm për të thyer një rekord apo për të kaluar dikë tjetër. Për fat të mirë kam pasur shumë vite shumë të mira.”
