Nga: ZONJA VJOLLCA*
400 gr fileto pule
750 ml lëng pule
1 qepë të vogël
1 karrotë
2 lgj gjalpë
1 lgj miell
1 lgj majdanoz
100 ml pana
½ lëng imoni
2 të verdha veze
Kripë
Piper të zi
Fillimisht lajmë mirë mishin, e vendosim në tenxhere duke shtuar një karrotë, një qepë të vogël ose gjysëm qepe, një thelpi hudher, pak majdanoz, kripë dhe piper dhe e lemë mishin të ziejë për 30 minuta. Më pas kullojmë lëngun dhe e ruajmë mënjëanë. Karrotat pasi të ftohen pak i shtypim me pirun ndërsa mishin e copëtojme në copëza të vogla me duar.
Shkrijmë pak gjalpë në një tenxhere dhe kaurdisim miellin për 3 minuta pa i dhënë ngjyrë, më pas e shuajmë me lëngun e mishit dhe e lemë të ziejë derisa të bëhet një masë kremoze jo shumë e trashë. Rrahim së bashku panën me dy të verdhat e vezëve dhe me lëngun e limonit dhe më pas e shtojmë në supë. Në fund shtojmë karrotat dhe mishin dhe e spërkasim supën me piper të zi dhe majdanoz të freskët dhe e shërbejmë me bukë tosti në formë ravioli.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
