I pyetur në “Kjo Javë” për rastin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK, ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, tha se vendimmarrja i takon organeve kompetente.
Sipas tij, pas adresimit të kësaj çështje për shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, duhet të pritet se çfarë do të ndodhë.
“Do të lexojmë, sigurisht do të interesohemi. Është situatë e re dhe do të shikojmë çfarë ndodh. Nuk hyn në mandatin tim të adresoj këtë çështje. Nuk do të bëj koment, vetëm të presim çfarë do të thonë autoritetet kompetente”, tha ambasadori i OSBE-së, në emisionin “Kjo Javë”.
Sa i takon nivelit të korrupsionit në Shqipëri, ambasadori i OSBE-së tha se të gjithë bien dakord që ky është problem kryesor dhe pengesë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE-së.
“Shqipëria nuk do të bëhet anëtare e BE nëse nuk do të zgjidhë, ndoshta jo të gjithën por një prjesë të madhe të problemit të korrupsionit që ekziston në nivele të ndryshme në vendin tuaj. Korrupsioni nuk ekziston vetëm këtu, por në Shqipëri është në një shkallë të veçantë. Situata me korrupsionin është shqetësuese në çdo nivel”, tha ambasadori i OSBE-së.
Michel Tarran: Unë jam diplomat dhe do të përgjigjem në mënyrë diplomatike. Nuk do të habiteni. Qe do të them që kryeministri e ka adresuar në Gjykatën Kushtetuese.
Duhet të presim çfarë do të thotë. Do të lexojmë, sigurisht do të interesohemi. Është situatë e re dhe do të shikojmë çfarë ndodh. Nuk hyn në mandatin tim të adresoj këtë çështje. Nuk do të bëj koment, vetëm të presim çfarë do të thonë autoritetet kompetente.
A është ky rasti i parë në botë.
Mesa di unë po. Nuk kam dëgjuar një rast të tillë në vendet ku jetoja dhe punoja.
