Jennifer Lopez dhe Gwyneth Paltrow u panë për herë të parë bashkë duke sinjalizuar fundin e zënkës së tyre shumëvjeçare.

Vajzat pozuan përkrah njëra-tjetrës në The Hollywood Reporter’s Women in Entertainment Gala të mërkurën, ku secila u nderua për sukseset profesionale.

Të dyja u dukën se kishin një komunikim të ngrohtë me njëra-tjetrën, duke biseduar qetë dhe duke buzëqeshur për kamerat, ndryshe nga tensioni i tyre në vitet 1990-2000.

Zanafilla e debatit mes tyre nis në një intervistë të vitit 1998 që u bë e famshme për shkak të komenteve të sinqerta e të mprehta të Lopez për aktoret.

Asokohe, ajo sapo ishte zënë me Selena dhe reagonte për të mbrojtur veten kundrejt një industrie që nuk e kishte pranuar ende, siç është shprehur më vonë këngëtarja.

Kur u pyet për Paltrow që sapo kishte fituar një Oscar për “Shakespeare in Love”, Lopez tha: “Më thuaj pak ku ka qenë? Betohem në Zot, s’mbaj mend asgjë ku ka qenë. Ca njerëz marrin famë nga të tjerët. Kam dëgjuar më shumë për të dhe Brad Pitt sesa për punën e saj.”

Kjo deklaratë qarkulloi për shumë kohë. Lopez më vonë tha se ajo nuk ishte cituar drejt, edhe pse tensioni mes dy aktoreve mbeti një temë e kulturës pop edhe me vitet që kalonin.

Diçka tjetër që e ndërlikonte dinamikën mes tyre ishte një lidhje e përbashkët: të dyja kanë pasur lidhje me Ben Affleck.

Paltrow dhe Affleck ishin bashkë nga 1997-2000, kurse Jlo u lidh me të gjatë xhirimeve të “Gigli”, i dhanë fund në 2004 dhe u martua në 2022, për t’u divorcuar pas dy vitesh.

Sa i përket zhvillimit të fundit mes tyre, asnjëra nuk ka dhënë një koment.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb