Universiteti “Luarasi” zhvilloi një leksion të hapur me pjesëmarrjen online të Prof. Dr. Nadey Hakim, pedagog i Universitetit të Oksfordit, kirurg me famë botërore, pioner i transplantit të pankreasit dhe autor i dhjetëra librave e studimeve shkencore.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Prof. Dr. Sokol Paparisto, theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti për formimin akademik të studentëve dhe pedagogëve, duke e cilësuar leksionin një vlerë të shtuar për programet e universitetit.

Prof. Hakim, i konsideruar si një ndër kirurgët më inovativë të kohës, ndau me të pranishmit eksperiencën e tij shumëvjeçare në fushën e kirurgjisë së transplanteve. Ai ndërthuri konceptet teorike me raste konkrete, sfida profesionale, ndërhyrje të rralla dhe teknika të avancuara që kanë ndikuar thellësisht në zhvillimin e mjekësisë moderne.

Studentët dhe stafi akademik patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë mbi aspektet etike, klinike dhe teknologjike të kirurgjisë bashkëkohore, duke krijuar një hapësirë të vlefshme dialogu me një profesionist të rangut ndërkombëtar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: