Kylian Mbappé po ecën fuqishëm në gjurmët e Cristiano Ronaldos, teksa po mban një mesatare prej më shumë se një goli për ndeshje, njësoj si portugezi në epokën e tij me fanellën e bardhë. Pas dopietës në “San Mamés”, francezi ka 30 gola dhe 7 asistime këtë sezon në 24 ndeshje. Ato ndahen: 25 gola e 4 asistime me Realin dhe 5 gola e 3 asistime me Francën.

Kjo është nisja më e mirë sezonale e karrierës së tij dhe, duke shtuar shpërthimin që pati me Ancelottin sezonin e kaluar, Mbappé rrezikon tani një prej rekordeve më të forta të CR7; 59 golat e vitit 2013. Në vitin 2025, Mbappé ka shënuar 55 gola në 55 ndeshje, i mbeten edhe 5 ndeshje për ta barazuar apo kaluar Ronaldon. Rivalët e radhës janë Celta, City, Alavés, Sevilla dhe një sfidë e “Kupës së Mbretit”. Francezi ka kaluar tashmë shifrat vjetore të Ronaldos të viteve 2010, 2016, 2017 dhe 2018, duke e barazuar atë të vitit 2011. Në total, ky është viti i tij më golashënues: 62 gola në 62 ndeshje, duke mbajtur ritmin e një goli për ndeshje

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: