Florida u përball me kaos dhe panik kur një aligator 4.2 metra i gjatë dhe 272 kilogramë doli papritur në mes të rrugës, duke ndaluar të gjitha automjetet.
Shoferët që ndodheshin aty filmuan zvarranikun gjigant dhe videoja u bë shpejt virale në rrjetet sociale. Një specialist i zvarranikëve mbërriti në vendngjarje dhe, me ndihmën e shtatë oficerëve të policisë, aligatori u largua në mënyrë të sigurt. Operacioni zgjati për shkak të madhësisë dhe lëvizshmërisë së kafshës, por përfundoi pa asnjë incident. Rruga u rihap menjëherë pas largimit të tij.
Autoritetet paralajmëruan shoferët dhe banorët të mos tentojnë kurrë të afrohen te aligatorët. Sipas ekspertëve, gjatë kësaj periudhe të vitit, këta zvarranikë lëvizin më shpesh për shkak të temperaturave të ulëta dhe kërkimit për burime uji, gjë që rrit shfaqjen e tyre pranë zonave të banuara.
LATER GATOR: A 14-foot, 600-pound alligator brought traffic to a halt in Florida as a trapper and seven deputies teamed up to haul the massive reptile off the road. pic.twitter.com/ZKB6vu8yaG
— Fox News (@FoxNews) December 5, 2025
