Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, i ftuar në “Kjo Javë” në News24 me Nisida Tufën, ka analizuar situatën brenda opozitës dhe sfidave me të cilat përballet ajo.

Paloka teksa komentoi zhvillimet brenda PD-së u ndal dhe te rezoluta e IDU për Shqipërinë, që sipas tij i dha të drejtë opozitës.

“Nuk mund të them që brenda PD është në një situatë shumë pozitive, por situata politike ka një zhvillim në favor të PD dhe opozitës.
Vetëm dje organizata më e fuqishme e partive të qendrës së djathtë, ka nxjerrë një rezolutë që është tërësisht në favor të opozitës shqiptare, dënon me ashpërsinë më të madhe narkoshtetin dhe zgjedhjet e grabitura. Gjithçka pra që opozita ka ngritur si shqetësime këto kohë. Ky nuk është hapi i parë por as i fundit. Linja ndërkombëtare, që deri sot mendohej se Rama e kishte ‘futur në thes’ nuk është siç duhet. Vërtetë Rama ka futur disa në thes me metodat e tij, por s’mund të fusë të gjithë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb