Deputeti demokrat, Edi Paloka ka folur sot pa doreza, ndërsa tregoi disa nga problemet brenda PD-së. Ai tha përballë gazetares Nisida Tufa në emisionin ‘Kjo javë’ në News24 se shpesh herë zëri i tij nuk është dëgjuar.

Kam propozuar gjithmonë në PD. Jo gjithmonë jam dëgjuar. Do ishte mirë ë të isha dëgjuar për disa raste, edhe me doktorin. Nuk është rënë dakord që është herë ndryshe. Unë kam qenë për lista të hapura. S’do i jepte Rama kurrë. Listat e hapura do të ishin një zgjidhje për PD dhe opozitën. Kam kundërshtuar votën e emigrantëve.

Duke u ndalur te 3 pika që duhet të ndryshojnë në opozitën, tha; “u morën shumë media me atë djalin që foli me Berishën. Ai ia përplasi qeverisë, që të jesh në opozitë je armik për qeverinë. Nëse kemi qenë me një sistem tjetër në PD, ndoshta duhet të kthehemi në parti elektorale. Jo thjesht se Edi Paloka është themelues, por mund të jetë lodhur. Ka të tjerë që kanë shumë dëshirë që të ingranohen për zgjedhjet. Kishte disa qytete ku nuk gjenim dot numërues. Në rastet kur nuk jemi në kushte të mira, mblidhet këshilli. Dje dhe pardje u nxor dhe një skicë ku do të mbahet analiza.”.

Pyetjes nëse analiza në PD bëhet pas skandalin Balluku, ai tha se: “ky ishte momenti U prit raporti i OSBE-ODIHI-it. Analiza nuk është për t’iu sulur njëri-tjetrit. Shpesh ata që thonë; pse nuk bëni analizë?! Nëse i hyhet me këtë mëndje analizës që të sulmohemi, nuk është ky qëllimi. Nuk do të hyjmë me idenë se sa ti kapim në dorë, do t’i bëjmë copa. Unë i di problemet brenda PD-së. Për strukturën, riorganizimin e saj. Ne duhet të ndryshojmë mënyrën e sjelljes brenda vetes dhe karshi Ramës. Nuk mund të vazhdojmë të sillemi me Ramën si parti finlandeze. Ai është kreu i një narko-shteti, një diktator.”.

A ka një target kur duhet të mbarojë analiza brenda PD?
Nuk e di a janë caktuar afate, por nuk besoj se shkon shumë kohë. Analiza duhet të bëhet nga e gjithë struktura, nuk duhet ta shohim si: Hajde mblidhemi e shajmë X apo Y.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: