Ceo i Acromax, Aldor Nini tregoi sot eksperiencën e tij të udhëtimeve në disa vendet të botës, nga më të varfrat dhe më të korruptuarit, si dhe ‘tokën’ e premtuar të shqiptarëve, Amerika.

I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në Neës24, Nini tregoi se kishte udhëtuar në vende të Afrikës, ndërsa shtoi se u shokua nga situata në Nigeri, ku korrupsioni është në nivele alarmanete, por dhe problematika të tjera. PO ashtu ai u ndal dhe te vizita në SHBA, ku kaloi dhe festat e 28-29 Nëntorit.

“Në Afrikën e Jugut ishte një eksperiencë shumë interesante. Njerëzit bënin një jetë shumë të mirë sepse pagat ishin si në Shqipëri, por çmimet ishin 10 herë më të ulëta.
Në Nigeri nga ana tjetër ishte një tmerr, korrupsioni kishte nivele ekstreme. Karburantët ruheshin nga persona me kallash, sepse njerëzit shkonin në shkolla pa elektricitet dhe kishin power banks për të karikuar telefona. Kishte rrrugë me gropa, njerëz të vdekur në rrugë. Nga ana tjetër zyrtarë me ora Rolex e shapka Hermes.
Për 28 Nëntorin në Manhatan kishte shfaqe muzikore dhe shpjegime për personazhe që kishin pasur kontributin e tyre për komunitetin shqiptar.
Ishte një person që kishte ngritur një nga Steak House më të mirë ku shkonin politikanët. E pyeta përse nuk vjen të ndërtosh një të tillë në Shqipëri, por ata janë të izoluar atje në atë komunitet.
Unë u nderova me një çmim mirënjohje për veprimet e mia dhe kompaninë time për diasporën shqiptare, sepse Acromax nuk është një kompani gjermane me rrënjë shqiptare, por punon për tregun ndërkombëtar”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb