Arbër Hoxha ka shënuar për Dinamo Zagreb në Kroaci. Goli erdhi ndaj rivalëve historik të Hajduk Split, për të vendosur barazpeshën në minutën e 112-të. Festa më pas ishte e çmendur.

Të dy golat e ndeshjes së vlefshme për javën e 16-të të kampionatit kroat u shënuan në pjesën e dytë. Rezultati 1-1 ndërkohë i buzëqesh Dinamos së Zagrebit, që mbetet në krye të renditjes.

Ishin akorduar 13 minuta shtesë në fundin e kohës së rregullt. Vetë Hoxha shënoi në minutën e 112-të, pasi u pozicionua ku duhet për të shënuar golin më të rëndësishëm.

Hoxha është lojtari i momentit te Dinamo Zagreb. Sulmuesi i Kombëtares po e udhëheq në garën për titull, ndërsa deri tani numëron gjashtë gola dhe dy asistimeve. Hoxha po ashtu ishte me fat, duke qenë se dëmtimi i ndeshjes së fundit nuk rezultoi asgjë serioze.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb