Të paktën 18 trupa të pa jetë janë gjetur dhe nxjerrë nga zona detare në jug të Kretës, pasi autoritetet greke zbuluan një varkë gjysmë të zhytur që dyshohet se transportonte emigrantë. Sipas informacioneve fillestare, viktimat mund të kenë humbur jetën si pasojë e hipotermisë.
Dy persona u gjetën të gjallë dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, sipas raportimeve të neakriti.gr, ndërsa trupat po transportohen aktualisht drejt portit të Ierapetrës.
Varka u pikas pasditen e së shtunës, rreth 26 milje në jugperëndim të ishullit Chryssi, në Ierapetra, nga një anije me flamur turk, e cila sinjalizoi autoritetet për incidentin.
Hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe numrin e saktë të personave që ndodheshin në bord vazhdojnë.
