Qazim Laçi u shndërrua në protagonist në barazimin 1-1 që Rizespor mori ndaj Koniaspor. Mesfushori i Kombëtares, dhuroi një asist perfekt në minutën e parë të shtesës së parë, i cili u shndërrua në gol nga Akajdin.
Ky ishte asisti i tretë në 14 javë kampionat për 29-vjeçarin, i cili gjithashtu ka shënuar edhe 1 gol. Më herët, Laçi ka luajtur për Ajaccio dhe Sparta Prague.
