Kur bëhet fjalë për derbin Tirana-Partizani, parashikimet bëhen të vështira. Ndeshja e kaluar shikonte Partizanin si favorit, megjithatë Tirana ia doli të fitonte me rezultatin befasues 0- 3.

Ekspertët që studiojnë statistikat dhe formën aktuale, kanë dhënë përqindjet e tyre për këtë ndeshje. Partizanit i jepen 43% mundësi, që të rikthehet sërish te fitorja në derbin me bardheblutë. Tirana si klub pritës ndërkohë po ashtu mban një shifër të konsiderueshme, duke qenë se fitoren e vetme të këtij edicioni e gëzon ndaj të kuqve.

Pikërisht 32% mundësi i jepet ekipit të Ardian Nuhiut, që ka premtuar një Tiranë ndryshe për të dielën. Barazimi është rezultati që shikohet me më pak probabilitet, pikërisht me 26% mundësi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb