Dyshja Benita Zena dhe Toney janë parë shpesh shumë të afërt me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ata kanë treguar një simpati të ndërsjellë, por deri tani janë përpjekur të qëndrojnë paksa indiferentë ndaj ndjenjave që duket se lindin mes tyre. Së fundmi, duket se situata ka ndryshuar, pasi qarkullojnë pamje që tregojnë puthjen e parë mes tyre.
Edhe pse momenti nuk duket shumë i qartë në pamje, fansat dhe komentuesit e kanë vënë re menjëherë dhe janë nisur të spekulojnë mbi zhvillimet në marrëdhënien e çiftit brenda shtëpisë.
