Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Liirsë Tedi Blushi, në një deklaratë nga selia e PL në Ditën e Rinisë, ka renditur problematikat me të cilat përballen sot të rinjtë shqiptarë.
Ai llogariti se për të blerë një apartament modest në Tiranë, të rinjtë duhet të kenë kursyer 130 mijë euro, në shofer kjo aspak normale duke pasur parasysh pagat e ulëta dhe kostot e larta të jetesës.
“Duhen 60-70 vite punë që të rinjtë të blejnë një shtëpi.
Një apartament 70 metra katror që shkon në një çmim mesatar 1800 euro metri, çifti duhet të ketë kursyer 130 mijë euro që të blejë një apartament modest në Tiranë. Por mbi 90 përqind e të rinjve në Tiranë e kanë të pamundur, jo vetëm për shkak të të ardhurave të ulëta, por nuk marrin dot as kredi, kur kërkohet që kësti të jetë 40 përqind e pagës.
Për fat të keq vendi ndodhet në një skenar të trishtë nëse nuk ndodh rotacioni politik”, tha ai.
