Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kujtuar 8 dhjetorin, ditën e Rinisë, e shpallur festë kombëtare në nder të lëvizjes së dhjetorit 1990, që solli demorkacinë në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka vlerësuar kontributin ë të gjithë atyre që mundësian sjelljen e pluralizmit, ndërsa ka njoftuar se në orën 11:00 do të zhvillohet një ceremoni në Qytet Studenti në nder të Azem Hajdarit dhe pjesëmarrësve të lëvizjes së dhjetorit.

“8 Dhjetori-Dita e Rinisë është data e bekuar kur rinia studentore shqiptare nisi atë që u fut në histori si “Lëvizja e Dhjetorit”, që rrëzoi komunizmin dhe solli demokracinë. Nderime përjetë atyre të rinjve guximtarë.
Nesër më 8 dhjetor, ora 11:00 tek Qyteti Studenti kremtojmë liderin e Dhjetorit, Azem Hajdarin,dhe studentët, pedagogët, punëtorët dhe të rinjtë që u vunë në krye të Lëvizjes për Ndryshim, Shpresë dhe Liri”, shkruan Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb