Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se e moshuara jetonte e vetëm në një pallat në lagjen nr 17.

Ka qenë një nga fëmijët e saj që ka lajmëruar policinë pasi prej disa ditësh nuk e kishte parë të moshuarën.

Dyshohet që e moshuara të ketë disa ditë që ka ndërruar jetë, ndërsa nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet që trupi t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb