Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Aman, Jordani, ku është pritur me një ceremoni të veçantë nga Mbreti Abdullah II bin Al-Hussein.

Kryeministri Rama e vlerësoi Mbretin Abdullah II bin Al-Hussein, si një monark të respektuar ndërkombëtarisht dhe një mik të çmuar të Shqipërisë.

“I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht i Shqipërisë”, u shpreh kryeministri Rama krahas fotove nga pritja zyrtare.

Ky takim konfirmon partneritetin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Jordanisë, bashkëpunimin në nivel rajonal dhe përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb