Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat aferat e Belinda Ballukut llogariten në miliarda dollarë.
Ai theksoi se e pandehura e SPAK, si ministre ka administruar 12 miliardë euro fonde në infrastrukturën publike.
Berisha shtoi më tej se te afera e tunelit të Llogarasë Balluku dhe Rama janë bashkë. Sipas tij, mesazhet e shkëmbyera me Evis Berberin janë të kryeministrit më shumë.
Sali Berisha: Siç e shifni, degradimi i narkoregjimit po ndodh me shpejtësi. Edi Rama me Lubi Ballukun pasi kanë vjedhur jo qindra-milionë, por miliarda, për çdo shqiptar kam një lutje të njerëzishme; të mos harrojë se, Lubia si ministre ka administruar 12 miliardë euro dhe në çdo lloj përllogaritje, mbi 10 miliardë janë të zhdukura, nuk kanë as nam e as nishan.
Në mos harrojë se në 12 vite, taksa, djersë i qytetarëve shqiptarë, në total prej 67 miliardësh.
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe sipas Bankës Botërore, me ato analiza që kanë bërë, është përllogaritur se 90% e tyre janë zhdukur. Këto janë grabitjet dhe plaçkitjet.
Tani kur një prokuror guxoi dhe mori në ndjekje penale Lubinë, pasi ajo përveç të tjerave kishte rrëfyer gjithçka në mesazhe, në fotografi, sms, video etj., absolutisht në atë aferë emri i parë është Edi Rama.
Tuneli i Llogarasë ka për hajdut të parë Edi Ramën. Askush të mos mendojë se Lubia është ndarë duar bosh, jo absolutisht.
As Lubia dhe as shumë të tjerë që i ka paritur ajo. Parite thoshte, parite pak atë, keni parë ju termin e ri në gjuhën shqipe.
Tani kërkon të bllokojë përfundimisht edhe atë minimum drejtësie që mund të ketë mbetur. Del çdo ditë si hajduti i kapur në qark, u thotë shqiptarëve mos kujtoni se kam vjedhur. Si të mos kujtojnë shqiptarët, por ata të shohin ty, se Lubia nuk ka bërë asgjë tjetër veç se ka zbatuar porositë tua, i ke aty.
Mesazhet shumë më tepër se sa të Lubisë tek Ervis Berberi, që dje filloi ta merrte në mbrojtje, janë të Edi Ramës, në 4 telefona. 4 telefona, janë mbi 2700 mesazhe në Telegram, Signal, Ëhatssap, etj. Vetëm në njërin telefon të Berberit, ka 407 minuta video, pa llogaritur fotografitë. Absolutisht në njërin, janë 4 ata. Kleptokracia është në panik të tmerrshëm. Faktikisht pret shqiptarët të lajnë duart me të. Po.
Shikoni si e shndërroi Gjykatën Kushtetuese, e asgjësoi.
Çon kryeministri në Gjykatë Kushtetuese, vendimin e gjykatës që nuk ndodh kurrë, për korrupsion, vendimin e gjykatës për vjedhje.
Dhe del si mashtrues ordiner, mashtrues publik dhe ju referuar Komisionit të Venecias kush e di sa herë, në një kohë kur ky komision absolutisht në asnjë opinion të vetëm nuk ka deklaruar se, ministrat nuk mund të pezullohen. Në një kohë kur ky komision në shqyrtimin e Ligjit të Procedurës Penal të Republikës së Kosovës, nenin për pezullimet e ka quajtur atë plotësisht kushtetues.
Në një kohë kur ky komision e ka gjetur pezullimin në përputhje të plotë me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Edi Rama dy ditë me radhë, mashtroi duke thënë se Komisioni i Venecias. Përkundrazi Gjykata e Strasburgut ka deklaruar se kjo nuk cenon, nuk bien ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Dhe në fund na doli se i paska thënë një shok. I ka thënë një shoqe si Mogherini. Po kush tjetër. Çfarë do të thotë kjo.
Dil mashtrues, na thuaj se cili opinion i Venecias ka thënë që, ministrat nuk pezullohen. Asnjë. Cili vendim i Gjykatës së Strasburgut ka një orientim të tillë. Asnjë.
Në cilin opinion të Komisionit të Venecias thuhet se, kjo cënon Kushtetutën. Asnjë. Përkundrazi kanë shkruar se, pezullimi nuk cënon kushtetutën.
Gjykata në ditën më të zezë të saj, në ditën e asgjësimit.
