Botërori 2026 do të jetë një nga evenimentet më të mëdha dhe pritshmëritë e tifozëve janë të mëdha.   Ndryshe nga edicionet e mëparshme, Botërori është zgjeruar në 48 ekipe dhe do të zhvillohet në tre vende (SHBA, Kanada dhe Meksikë) për herë të parë.

Sipas asaj që shkruan The Sun në një artikull, çmimet e biletave janë shumë të shtrenjta.

Nëse dëshiron të shikosh një ndeshje nga afër, çmimi shkon përtej 1000 eurove. Kujtojmë se në Botërorin e Katarit kishte bileta që nuk shkonin më shumë se 500 euro, çka do të thotë se tani janë dyfishuar. Botërori 2026 do të nisë më 11 qershor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb