Ylli i futbollit Son Heung-min mund të marrë frymë lirisht tashmë pasi një grua është dënuar  me 4 vjet burg për shantazh ndaj tij.

Lajmi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, me gruan në fjalë që pretendonte se priste fëmijën e Son, por në fund diçka e tillë ishte krejtësisht e pavërtetë.

Vendimi i fundit u bë i ditur nga një gjykatë e Koresë së Jugut të hënën, më 8 dhjetor 2025, teksa shkruhej se një grua me emrin Yang akuzohet për zhvatje të 300 milionë ëon (204,000 dollarë) nga Son në vitin 2024.

Siç u informua nga Gjykata e Qarkut Qendror të Seulit, ajo, në bashkëpunim me një person tjetër,  të identifikuar si Yong, provuan të zhvasnin Son.

Gruaja, jo vetëm që mori paratë, por edhe kërcënoi se do të bënte publike gjithçka, nëse ai nuk do të paguante.

“Gruaja këmbëngul se i mori paratë si kompensim dhe e portretizon veten si viktimë. Por pretendimet e saj nuk përputhen plotësisht me faktet”-  thanë prokurorët gjykatës të hënën.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb