Anis Mehmeti është një nga lojtarët më të preferuar të tifozëve të Bristol Cityt. Sulmuesi, në krahun tjetër, ka shpërblyer besimin e dhënë, me paraqitjet në fushë.
Së fundmi, lojtari shqiptar është zgjedhur nga tifozët si “futbollisti i muajit nëntor” te Bristol Cityt. “Ju keni votuar Anis Mehmetin si lojtarin më të mirë të muajit nëntor”, shkruan klubi anglez.
24-vjeçari ka luajtur këtë sezon 19 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola, ndërsa numëron 6 asiste. Pavarësisht këtyreve shifrave, trajneri Sylvinho nuk e fton në kombëtare, me arsyetimin se ka shumë trafik.
