Këtë të hënë u luajtën ndeshjet e fundit të javës së 15-të të Superiores. Elbasani fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë, në një ndeshje mjaft të bukur. Gjërat për shkodranët u komplikuan në minutën e 26-të, pas daljes me karton të kuq të Gjini.
Skuadra nga Elbasani mori 3 pikët falë golit të Tsague, për të shkuar kështu në kuotën e 29 të tillave, në krye të klasifikimit. Vllaznia është e katërta me 25 pikë.
Dinamo nuk fal dhe triumfon 0-3 ndaj Flamurtarit. Golat u realizuan nga Vila, Qefalija dhe James.
