Në fjalimin e mbajtur në foltoren e organizuar para kryeministrisë, deputeti i PD i qarkut të Durrësit, Igli Cara u shpreh se në Ditën e Lirisë, më 8 dhjetor, të gjithë pyesin veten nëse janë të lirë pas 35 vitesh kur korrupsioni ka arritur në nivele marramendëse.

Cara tha se si mund të flitet sot për liri, kur një zv.kryeministre si Belinda Balluku, e kapur në korrupsion vijon në detyrë dhe mbrohet nga Rama.

“A mund të flasim për liri kur me dosje në hetim, vazhdon dhe zv/kryeministrja e këtij vendi që mbrohet nga Rama, rast unik në  botë kur zv/kryeministrja e kapur në detyrë vazhdon është në detyrë”, tha Cara.

Igli Cara: Sot me të drejtë të gjithë bëjmë pyetjen a jemi vërtet të lirë? A jemi të lirë kur tregu sundohet nga miqtë e Ramës? A jemi të lirë  kur pushteti ekonomik i jep pushtet vetëm një grushti njerëzish afër Ramës.

A jemi vërtet të lirë kur vota blihet, kur administrata kërcënohet, kur bandat bëjnë ligjin. A mundet të flasim për liri kur korrupsioni ka arritur në nivele marramendëse dhe kur ministra, zv/ministra, drejtorë, kryetarë bashkish janë dënuar apo janë në radhë për burg.

A mund të flasim për liri kur me dosje në hetim, vazhdon dhe zv/kryeministrja e këtij vendi që mbrohet nga Rama dhe ky është një rast unik në  botë një zv/kryeministre e kapur në detyrë vazhdon është në detyrë. Korrupsioni është dhunë ndaj së drejtës, dhunë ndaj mundësive të cdo qytetari që përpiqet të ndërtojë jetën e

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb