Arber Hoxha po zhvillon një sezon pozitiv me Dinamon e Zagrebit në Kroaci. Sulmuesi kuqezi i dhuroi një pikë skuadrës me golin e tij në fund, në ndeshjen ndaj Hajdukut të Splitit.
Trajneri i njohur kroat, Krunoslav Rendulic vlerësoi në maksimum Arbër Hoxhën.
“Kur mendojmë për statusin e tij në fillim të sezonit, kush do ta kishte menduar se ai do të ishte heroi i Dinamos në fund. Ai ka luajtur në mënyrë fenomenale në ndeshjet e fundit.
“Hesht, puno dhe prit shansin tënd. Kjo është rruga e duhur dhe një tregues për të gjithë ata që mund të mos jenë në formacion, por do të donin të ishin. Thënë thjesht, kështu do të dalësh në ballë të ekipit. Stërvitu në maksimum çdo seancë stërvitore dhe prit shansin tënd. Kur ta kesh, shfrytëzoje”,- tha ai.
